Ndërlidhjet

Al-Sissi paralajmëron ekzekutimin e Morsit


Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattal al-Sissi.
Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattal al-Sissi.

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattal al-Sissi, është zotuar se do të sjellë drejtësi pas vrasjes së kryeprokurorit të Egjiptit, duke sugjeruar se do të kryejë ekzekutime të figurave të larta të Vëllazërisë Myslimane, përfshirë edhe ish-presidentin.

Ai i ka bërë këto komente të martën, në funeralin e prokurorit të përgjithshëm, Hisham Barakat, i cili ka mbikëqyrur raste kundër mijëra islamistëve.

Pavarësisht një proteste ndërkombëtare kundër abuzimeve ligjore, Egjipti ka zhvilluar një fushatë dyvjeçare që ka çuar në mijëra arrestime, dënime masve dhe dënime me vdekje.

Presidenti i përmbysur, Mohammed Morsi, është në mesin e të dënuarve me vdekje.

XS
SM
MD
LG