Ndërlidhjet

Jahjaga dhe Yazdgerdi bisduan për obligimet e Kosovës


Pamje nga Prishtina
Pamje nga Prishtina

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar sot në Prishtinë me zyrtarin e Departamentit amerikan të shtetit, Thomas Yazdgerdi, me ç’rast është biseduar për zhvillimet aktuale të Kosovës, për përmbushjen e obligimeve ndërkomblëtare të Kosovës, bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën evropiane dhe evroatlantike të Kosovës, ka njoftuar Zyra e presidentes së Kosovës.

Jahjaga e ka falënderuar zotin Yazdgerdi për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën.

Sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale, presidentja Jahjaga theksoi se pret nga institucionet e vendit që të gjejnë mënyrën e përmbushjes së obligimeve ndërkombëtare, në respektim të vendimit të Kuvendit dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Ajo, gjithashtu vlerësoi se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë është me rëndësi për zgjidhjen e çështjeve ndërmjet dy vendeve, por theksoi se rëndësi të veçantë ka zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tash, njoftoi Zyra e presidentes së Kosovës.

XS
SM
MD
LG