Ndërlidhjet

logo-print

Kerry dhe Zarif: Ende asgjë nuk është e qartë


John Kerry dhe Mohammad Javad Zarif gjatë bisedimeve në Vjenë

John Kerry dhe Mohammad Javad Zarif gjatë bisedimeve në Vjenë

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha se ka pasur progres të vërtetë në bisedimet për programin atomik iranian, por ende është larg arritja e marrëveshjes.

“Tash është koha të shohim nëse jemi ose jo në gjendje ta mbyllim marrëveshjen. Në shumë mënyra, këto negociata janë zhvilluar për disa vite dhe gjatë pak ditëve të kaluara ne faktikisht kemi bërë progres të vërtetë. Por, dëshiroj të jem absolutisht i qartë me secilin - ne ende nuk jemi ku do të duhej të ishim për disa çështje më të vështira”, tha John Kerry, dje para gazetarëve në Vjenë, pas takimit me ministrin e jashtëm të Iranit, Mohammad Javad Zarif.

“Derisa unë plotësisht pajtohem me ministrin e jashtëm Zarif, se ne asnjëherë nuk kemi qenë më afër, në këtë pikë këto negociata mund të shkojnë, po ashtu, në një drejtim tjetër”, tha Kerry.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të largohen nga bisedimet, nëse ekziston prirje për mosndryshim të qëndrimeve.

Duke folur disa orë më vonë, ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, tha se ende mbeten disa dallime në bisedimet atomike me fuqitë botërore.

“Ende asgjë nuk është e qartë... disa dallime mbeten dhe ne po përpiqemi dhe po punojnë fuqishëm”, tha Zarif.

XS
SM
MD
LG