Ndërlidhjet

Jerevan: Policia largon protestuesit dhe barrkiadat


Policia armeniane duke larguar barrikadat e protestuesve në Jerevan

Policia armeniane duke larguar barrikadat e protestuesve në Jerevan

Policia në Armeni ka larguar protestuesit nga bulevardi në qendër të Jerevanit, të cilët po protestonin kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Bulevardi Baghramian qe dy javë ka qenë e okupuar nga protestuesit, të cilët po kundërshtojnë rritjen e çmimit të rrymës prej 16 për qind, vendim ky që do të hyjë në fuqi nga muaji gusht.

Por sot policia i ka larguar barrikadat e vendosura nga protestuesit dhe i larguar ata me forcë nga bulevardi.

Është raportuar se ka pasur rezistencë nga protestuesit por nuk raportohet se është përdorur dhunë e madhe nga asnjëra palë.

Ky veprim i policisë vjen pasi krerët e protestës kishin kërcënuar se do të vendosnin barrikadat pranë zyrës së presidentit të vendit Serzh Sarkisian.

XS
SM
MD
LG