Ndërlidhjet

logo-print

Avioni bombardon aksidentalisht një qark të Bagdadit


ilustrim

ilustrim

Një avion ushtarak i Irakut aksidentalisht ka bombarduar një qark në Bagdad sot.

Zëdhësi i forcave të sigurisë irakiane, Gjeneral Saad Maan ka thënë në deklarat se ky aksident ka ardhur si pasojë “e problemeve teknike”.

Incidenti ka ndodhur në qarkun Nairiyah, i cili është në lindje të Bagdadit.

“Njëra prej bombave ngeci për shkak të problemeve teknike gjatë kthimit të avionit në bazë dhe ra mbi tre shtëpi “, ka thënë Maan.

Numri i viktimave akoma nuk është konfirmuar.

Maan ka thënë se avionic ushtarak ishte duke u kthyer nja një mision kur ndodhi incidenti. Forcat irakiane janë duke ndërmarrë fushatë kundër militantëve të Shtetit Islamik, të cilët kontrollojnë shumicën e zonave të banuara me sunitë në perëndim dhe veri-perëndim të Irakut.

XS
SM
MD
LG