Ndërlidhjet

Ministrat e jashtëm rifillojnë bisedimet në Vjenë


Ministri i jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif gjatë bisedimeve në Vjenë

Ministri i jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif gjatë bisedimeve në Vjenë

Ministrat e jashtëm të fuqive botërore kanë rifilluar bisedimet në Vjenë, një ditë para se kalojë afati i përcaktuar nga vet ata për të arritur një marrëveshje për programin bërthamor të Iranit.

Shefat e diplomacisë të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kinës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë janë mbledhur në hotelin Palais Coburg për të punuar në çështjet e fundit të marrëveshjes.

Marrëveshja do të kufizojë aktivitetet bërthamore të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif u ka thënë sot gazetarëve se “ka ende dallime” në mes palëve.

Ndërkaq, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha dje se është arritur “përparim i vërtetë” por shtoi se “disa nga çështjet më të vështira”, akoma nuk janë zgjidhur.

XS
SM
MD
LG