Ndërlidhjet

Jahjaga: Kosova e përkushtuar në zbatimin e marrëveshjeve


Atifete Jahjaga
Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjga është pritur sot nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Francesco Figliuolo.

Siç njofton Zyra e Presidentes, të dy bashkëbiseduesit folën për rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe trupave paqruajtëse.

Pesidentja Jahjaga ka theksuar rolin e rëndësishëm të forcave të KFOR-it në ruajtjen dhe garantimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt në gjithë territorin e Kosovës dhe në vendosjen e lidhjeve ndërmjet komuniteteve.

Jahjaga tha se Kosova ka arritur të ndërtojë një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe demokratike dhe po promovon paqen dhe stabilitetin në rajon e më gjerë.

Duke folur për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Jahjaga ka thënë se Kosova“është e përkushtuar për dialogun dhe implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, që lehtësojnë jetën e qytetarëve, relaksojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe përafrojnë ato me integrimet euroatlantike”.

Ndërkaq komandati i KFOR-it, Francesco Figliuolo ka thënë se KFOR-i do të jetë i përkushtuar dhe vigjilent deri sa zbatimi i marrëveshjeve të jetë i pakthyeshëm.

XS
SM
MD
LG