Ndërlidhjet

Thatësira në Korenë V. rrezikon fëmijët


Kore e Veriut
Kore e Veriut

Thatësira në Korenë e Veriut ka vënë në rrezik jetët e fëmijëve, ka paralajmëruar Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara.

UNICEF ka thënë se ka rritje të mprehtë të rasteve me diarre në zonat e prekura nga thatësira, pasi qasja në ujë të pijshëm dhe higjienë publike është vështirësuar keq.

“Mungesa e shiut redukton qasjen në ujë të pastër dhe minon higjienën efektive, duke vënë në rrezik jetën e fëmijëve”, ka thënë drejtori rajonal i UNICEF-it, Daniel Toole.

Koreja e Veriut thotë se është duke përjetuar thatësirën më të keqe në një shekull.

XS
SM
MD
LG