Ndërlidhjet

Merkel vlerëson borxhet e vendeve të Ballkanit


Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel

Vendet e Ballkanit që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian mund të arrijnë qëllimet e tyre pavarësisht krizës në Greqi, ka thënë kancelarja gjermane Angela Merkel më 8 korrik, në fillim të turnet të saj në këtë rajon.

Merkel ka vizituar Shqipërinë dhe Serbinë, aspiratat e të cilëve për tu anëtarësuar në BE janë komplikuar për shkak të krizës ekonomike në Greqi. Ajo do të vizitojë sot Bosnjen.

Gjatë qëndrimit në Serbi, Merkel e vlerësoi kryeministrin Aleksandar Vuçiq i cili është duke bërë fushatë për anëtarësimin e vendit të tij në BE, me gjithë kundërshtimin e fortë të bllokut nacionalist pro-rus, për pranimin e kërkesave shtrënguese nga kreditorët.

“Mendoj se kryeministri është duke ndjekur një politikë jo për shkak se ai dëshironë që të kënaq të gjithë jashtë Serbisë, por se është i bindur se sa më pak borxh, më pak borxh i ri, të çon në pagesa më të ulëta të interesit dhe të jep më shumë hapësirë për të investuar në të ardhmen”, ka thënë Merkel në Beograd.

Merkel vuri në dukje se zakonet e borxhit në vendet e Ballkanit ndryshojnë nga ato në Greqi. Athina është duke u përballur me falimentim për shkak të borxhit prej 380 miliardë dollarësh.

Kancelarja gjermane tha se rasti i Greqisë, duhet të jetë mësim për të tjerët.

“Unë mendoj se ne nuk po shohim se gjërat në Greqi janë duke pasur sukses për momentin”, tha ajo.

“Ne kemi një situatë tjerë këtu (në Serbi), ku qeveria po ndjek me bindje një rrugë e cila nuk është e lehtë, por e cila- ashtu si në Irlandë, Portugali dhe Spanjë- ka sukses. Unë jam e bindur për këtë gjë”, tha ajo.

Pavarësisht kësaj Merkel ka thënë se stabiliteti në Ballkan vazhdon të jetë qenësor për BE-në dhe ajo beson se përpjekjet për tu bashkuar në BE, do të ndihmojnë në promovimin e stabilitetit.

“Është në interesin tonë që shtetet e Ballkanit Perëndimor të kenë prespektivë evropiane.”, ka thënë kancelarja gjermane Angela Merkel.

XS
SM
MD
LG