Ndërlidhjet

Jemen: 21 të vrarë nga sulmet ajrore


Jemen
Jemen

Të paktën 21 civilë janë vrarë në Jemen nga sulmet ajrore të udhëhequra nga Arabia Saudite, thonë banorët dhe punëtorët mjekësorë.Sulmet ndodhën sot në kryeqytetin jemenas Sanaa, dy ditë pas fillimit të një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Arabia Saudite nuk e njeh armëpushimin 6-ditor që ka për qëllim shpërndarjen e ndihmave humanitare që janë shumë të nevojshme në shtetin e trazuar.

"Tri granata shënjestëruan lagjen, duke shkatërruar 15 shtëpi, duke vrarë 21 persona dhe duke plagosur 45 të tjerë", tha një banor vendas, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Burime ushtarake thonë se sulmet ajrore patën për shënjestër pozicionet e rebelëve shiite të mbështetur nga Irani, Huthi dhe aleatët e tyre në krahinat Aden dhe Lahj.

Më 10 korrik, Kombet e Bashkuara deklaroi Jemen një nivel-3 emergjente humanitare, më i larti në shkallën e saj, me gati gjysmën e rajoneve të vendit përballet me një krizë ushqimore.

Më 10 korrik, Kombet e Bashkuara deklaruan emergjencë humanitare të nivelit të tretë në Jemen, më e larta në shkallën e saj, me gati gjysmën e rajoneve të vendit që po përballen me krizë ushqimore.

Më shumë se 3 mijë persona janë vrarë që kur koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite filloi fushatën ajrore kundër rebelëve Huthi në muajin mars.

Rreth një million civilë janë zhvendosur nga konflikti.

XS
SM
MD
LG