Ndërlidhjet

Qytetari rus përballet me gjykim për terrorizëm në SHBA


Ilustrim

Ilustrim

Një qytetar rus i ngarkuar me akuzat se ka udhëhequr një sulm taleban kundër forcave amerikane në Afganistan, ka humbur përpjekjen e tij për të shmangur gjykimin në një gjykatë federale në Virxhinia.

Gjyqtari Henry Hudson më 13 korrik ka refuzuar kërkesën e Irek Hamidullin, i cili tha se është një i burgosur i luftës dhe për këtë arsye nuk mund të ndiqet penalisht në gjykatë civile.

Hudson tha se talebanëve dhe organizatave tjera terroriste u mungon një strukturë komanduese e përcaktuar qartë, dhe nuk i përmbahen ligjeve dhe zakoneve të luftës.

Hamidullin është vetë-deklaruar jo fajtor për 15 akuza të lidhura me terrorizmin. Gjykimi i tij është caktuar për 27 korrik.

Sipas zyrtarëve amerikanë, Hamidullin është një veteran rus i luftës sovjetike në Afganistan, i cili qëndroi në vend dhe u bashkua me talebanët.

Ai u kap në vitin 2009 pas një sulmi mbi policinë kufitare afgane dhe ushtarinë amerikanë.

XS
SM
MD
LG