Ndërlidhjet

Poroshenko viziton rajonin e Zakarpattyas


Presidenti ukrainas Petro Poroshenko

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko është nisur për vizitë në rajonin perëndimor të Zakarpattya, ku javën e kaluar ka pasur të shtëna vdekjeprurëse në mes të policisë lokale dhe Sektorit të Drejtë.

Zëdhënsi i Poroshenkos, Svyatoslav Tseholko ka thënë sot se presidenti planifikon që të zhvillojë bisedime me autoritetet lokale në qytetet Mukacheve dhe Uzhhorod.

Më herët gjatë ditës, deputeti Ihor Kononenko u ka thënë gazetarëve se Hennadiy Moskal, kreu i rajonit lindor të Luhanskut, ku forcat ukrainase po luftojnë me separatistët pro-rusë, është zgjedhur guvernator i ri i Zakarpattyas.

XS
SM
MD
LG