Ndërlidhjet

NATO planifikon ushtrime në tetor, për t’iu kundërpërgjigjur IS-it


Flamuri i NATO-s
Flamuri i NATO-s

NATO dhe aleatët e saj do të zhvillojnë ushtrimet më të mëdha ushtarake në muajin tetor, ku do të marrim pjesë 36,000 pjesëtarë, në përpjekje për t’iu kundërpërgjigjur kërcënimit të grupit militant Shteti Islamik.

Komandantët e NATO-s thanë sot se aleanca do të bëjë ushtrimet më komplekse dhe do të zhvillojë “skenare” se si të mbrohen nga kërcënimi i Shtetit Islamik, kur militantët sulmojnë në tokë, nga ajri dhe nga deti, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

“Ne nuk mund të zgjedhim në mes të kërcënimit që na vjen nga lindja apo nga jugu, ne duhet të ushtrojmë për të dyja”, ka thënë Gjenerali Hans-Lothar Dorose, i cili po përgatit këto ushtrime.

Për më shumë se një dekad nga operacionet ushtarake të NATO-s në Afganistan, aleanca ushtarake e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara tash është duke e mbrojtur këtë territor.

Më shumë se 30 shtete- përfshirë edhe shtetet që nuk janë anëtare të NATO-s siç është Suedia dhe Austria- do të marrin pjesë në ushtrimet që do të mbahen në Itali, Spanjë, Portugali dhe në Mesdhe, të cilat do të zgjasin prej 3 tetor deri më 6 nëntor.

NATO kryesisht është fokusuar në armiqësinë e rritur të Rusisë, por rritja e grupit militant Shteti Islamik në Siri dhe Irak, tash është bërë shqetësimi kryesor.

NATO nuk ka mbajtur ushtrime të përmasave të tilla që prej vitit 2002, kur 15 anëtarë të aleancës dhe 12 shtete partnere provuan aftësitë e tyre në ushtrimet që u mbajtën në Norvegji dhe Poloni.

XS
SM
MD
LG