Ndërlidhjet

Dënohet adoleshenti austriak për mbështetje të IS-it


(©Shutterstock)
(©Shutterstock)

Një gjykatë në Vjenë e ka dënuar një 17 vjeçar nga Austria me dy vjet e gjysmë burgim për mbështetjen e grupit militant Shteti Islamik në Siri, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

I lindur në Vjenë, Oliver Naujoks, i cili është konvertuar në islam, është gjetur fajtor se është anëtarë i grupit terrorist dhe për nxitje të kryerjes së veprave terroriste, ka thënë avokati i tij Wolfgang Blaschwitz.

Zëdhënësja e gjykatës në Vjenë ka thënë se adoleshenti ka udhëtuar drejt Sirisë verën e kaluar dhe i është bashkuar grupit militant.

Ai është kthyer në Austri në muajin mars, pasi ishte plagosur rënd dhe është mbajtur në paraburgim prej atëherë.

Zëdhënësja tha se i akuzuari është shpallur i pafajshëm për pjesëmarrje të drejtpërdrejt në luftime, pasi nuk ka pasur prova të mjaftueshme për këtë akuzë.

Ndërkaq, në intervistën dhënë për një gazetë austriake, adoleshenti kishte thënë se i është bashkuar grupit militant Shteti Islamik sepse po kërkonte familje dhe dashuri.

XS
SM
MD
LG