Ndërlidhjet

Myftiu Tërnava uron besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit


Naim Tërnava

Naim Tërnava

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka adresuar mesazhin e tij urues për Fiter Bajramin të gjithë besimtarëve islam.

“Gjatë muajit të Ramazanit u munduam që të pastrojmë shpirtrat tanë me devotshmëri, adhurim, sadaka, zekat dhe fitra. Ky Bajram le të mbetet Bajrami i atyre të cilët thyen murin e egoizmit, përmes ndihmave, i atyre që bënë nderë dhe ndan kafshatën e bukës për të nevojshmit, treguan qetësinë shpirtërore, vëllazërinë dhe miqësinë, i atyre që ua hapën derën e shpirtit vëllezërve dhe motrave të tyre, solidarëve, duarve që iu dhanë të tjerëve, atyre që nuk i shtypën jetimët, atyre që nuk përbuzën skamnorët, atyre që ua zgjatën dorën të varfërve, atyre që nuk heshtën para padrejtësive, atyre që u gjenden afër të vetmuarit dhe nuk e lanë askënd të vetmuar”, thuhet në mesazhin e myftiut Tërnava.

“Duke e lutur Allahun xh.sh që të na ketë pranuar agjërimin, lutjet ibadetet dhe punët e mira që i kemi bërë gjatë këtij muaji për Krijuesin e këtij Universi”, ka shkruar tutje ai.

XS
SM
MD
LG