Ndërlidhjet

Koalicioni kundër IS-it shpërndan fletushka në Raqqa


Raqqa...
Raqqa...

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që ka për qëllim luftimin e grupit militant Shteti Islamik në Siri dhe Irak, ka shpërndarë fletushka në Raqqa të Sirisë, ku ky grup ka pushtuar shumicën e qytetit.

Një grup kundër Shtetit Islamik, i quajtujr “Raqqa po masakrohet në heshtje” dhe Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut thanë se këto fletushka, që ranë mbi qytet më 19 korrik, përmbanin vizatime që tregonin luftëtarë të IS-it të vdekur dhe flamurin e tyre të kthyer kokëposhtë.

Pjesëtarë të milicisë kryesore kurde, Njësia për Mbrojtjen e Njerëzve (YPG), tregoheshin në vizatime teksa ecnin nëpër rrugë, me parulla të shkruara arabisht, në të cilat lexohej “liria po vjen”.

Lufëtarët e YPG-së kanë avancuar drejt Raqqas dhe ndodhen 50 kilometra larg qytetit.

Aeroplanët luftarakë të koalicionit - të cilët përditë kryejnë sulme ajrore në pozicionet e mbajtura nga IS-i - edhe më parë kanë hedhur fletushka të tilla nëpër qytetet e mbajtur nga militantët.

Luftëtarët e IS-it mbajnë nën kontroll disa rajone të Sirisë dhe të Irakut.

XS
SM
MD
LG