Ndërlidhjet

Protesta në Nepal për draftin e Kushtetutës


Flamuri i Nepalit
Flamuri i Nepalit

Protestuesit në jug te Nepalit janë përleshur me policinë, përderisa qeveria po mundohet që të marr mendimin e publikut lidhur me drafin e Kushtetutës që pritet të bëhen gjatë këtij viti.

Policia thotë se dhjetëra persona janë lënduar gjatë përleshjeve me policinë në disa qytete të Nepalit, vetëm pak orë pasi disa protestues hynë me forcë në stadiumin kombëtar dhe e gjuajtën me karrige zëvendëskryeministrin e vendit, shkruan AP.

Rreth 200 prtestues nga partia Rastrya Prajatantra kanë kërkuar që Nepali të vazhdojë të jetë shtet hindu.

Nepali është shtet republikan sekular, pasi monarkia e saj shumë shekullore u hoq në vitin 2008. Monarkët që kanë udhëhequr me Nepalin e kanë promovuar hinduizmin.

Qeveria ka dërguar deputetët nëpër zonat e tyre, që për dy ditë të mbledhin opinionet e publikut lidhur me draftin e Kushtetutës.

Kushtetuta është dashur që të hartohej nga Asambleja Kushtetuese e cila është zgjedhur në vitin 2008. Por ky organ ka dështuar ta përfundojë punën dhe një tjetër asamble është zgjedhur në vitin 2012, e cila po ashtu ka pasur ngecje në punë për shkak të mosmarrëveshjeve midis partive politike.

Nepali ka një Kushtetutë të përkohshme që 7 vjet.

XS
SM
MD
LG