Ndërlidhjet

Hungari: Dyfishohet vlerësimi për numrin e imigrantëve


Ushtarët hungarezë gjatë përgatitjes së ndërtimit të murit në kufirin me Serbinë për t'i ndalur imigrantët ilegalë
Ushtarët hungarezë gjatë përgatitjes së ndërtimit të murit në kufirin me Serbinë për t'i ndalur imigrantët ilegalë

Qeveria e Hungarisë thotë se pret që këtë vit afro 300 mijë imigrantë ilegalë të hyjnë në këtë vend. Ky numër është dyfish më i madh se vlerësimet e mëparshme, raporton AP nga Budapesti.

Afro 90 mijë imigrantë deri tash këtë vit kanë hyrë në Hungari.

Shumica prej tyre e vazhdojnë rrugën për në vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

Janos Lazar, nga kabineti i kryeministrit të Hungarisë, tha sot se “Hungaria është bërë njëri nga vendet më të ekspozuara ndaj imigrimit ilegal” dhe ka shtuar se muri që vendi planifikon ta ndërtoj në kufirin jugor me Serbinë, për ta ndalur fluksin e imigrantëve, “duhet të ndërtohet” sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Sipas këtij zyrtari, muri 175 kilometra i gjatë do të jetë tri metra mbi tokë dhe i mbështjellur me tela me gjemba.

XS
SM
MD
LG