Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Nga sulmi në treg – 15 të vrarë


Forcat afgane në provincën Faryab

Forcat afgane në provincën Faryab

Zyrtarët afganë thonë se nga një sulm vetëvrasës në një treg në pjesën veriore të Afganistanit, janë vrarë së paku 15 vetë dhe plagosur afro 40 të tjerë

Abdul Sattar Barez, guvernatori i provincës Faryab, ku ka ndodhur sulmi i sotëm, tha se në mesin e të vrarëve gjenden gra, fëmijë dhe së paku një ushtar afgan.

Një zyrtar i lartë policor tha se në shënjestër të sulmuesit ishin “forcat e armatosura, që ishin të pranishme në atë hapësirë, por shumica e viktimave ishin civilë të pafajashëm”.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Militantët talibanë dhe grupet e tjera islamike i kanë zgjeruar sulmet e tyre në Afganistan, prej se forcat amerikane dhe ato të vendeve të tjera, janë tërhequr nga ky vend, në fund të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG