Ndërlidhjet

Arrestohen 3 vetë të dyshuar për vrasjen e policëve turq


Forcat e sigurisë në Turqi njoftojnë se kanë arrestuar 3 të dyshuar për vrasjen e 2 policëve turkë.

Agjecia e lajmeve turke ka thënë se të dyshuarit janë arrestuar gjatë bastisjeve në mëngjesin e sotëm dhe tash janë duke u marrë në pyetje.

Krahu ushtarakë i partisë së jashtëligjshme të Partisë të Punëtorëve të Kurdistanit, kanë marrë përgjegjësinë për vrasjen e dy policsëve në qytetin Ceylanpinar në rajonin Sanliurfa, që gjendet në kufi me Sirinë.

Grupi gjithashtu ka thënë se ata kanë vrarë policët për tu hakmarrë për bombardimet vetëvrasëse të 20 korrikut, ku u vranë 32 njerëz në Suruc, qytet i banuar me kurdë.

Autoritetet turke kanë thënë se sulmuesi ka pasur lidhje me grupin militant Shteti Islamik, të cilët luftojnë me forcat kurde në Siri.

XS
SM
MD
LG