Ndërlidhjet

Carter: Iraku duhet ta forcoj ushtrinë e vet


Ashton Carter duke biseduar me ushtarët amerikanë mbrëmë në aeroportin e Bagdadit
Ashton Carter duke biseduar me ushtarët amerikanë mbrëmë në aeroportin e Bagdadit

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter, gjatë vizitës së tij të parë në Irak, tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta ndihmojnë Irakun për t’i shkaktuar disfatë grupit militant, Shteti Islamik.

Por, mbrëmë vonë në Bagdad, zoti Carter tha se oferta është e kushtëzuar me përmirësimet e forcave irakiane të sigurisë, pas dështimeve në fushëbeteja gjatë vitit të kalaur, me ç’rast forcat iraniake e kanë humbur kontrollin ndaj qyteteve të mëdha, siç janë Mosuli, Tikritit dhe Ramadi.

Gjatë takimit me afro 3,500 këshilltarë dhe trajnerë ushtarakë amerikanë në Irak, zoti Carter tha se Iraku duhet “të zhilloj forca të afta dhe të motivuara, që mund ta rimarrin territorin”.

Kjo vizitë e tij, e cila nuk ishte e paralajmëruar, u bë derisa trupat e Irakut, disa të stërvitura nga Shtetet e Bashkuara, i kanë forcuar pozicionet e tyre për në Ramadi, kryeqytet i provincës, Anbar, që aktuaalisht është nën kontrollin e militantëve të Shtetit Islamik, pasi forcat irakiane ishin përzënë në muajin maj.

XS
SM
MD
LG