Ndërlidhjet

Obama fillon turneun afrikan


Obama në Keni
Obama në Keni

Presidenti amerikan Barack Obama ka arritur në Keni, vendlindjen e babait, në vizitën e tij të parë presidenciale, që synon shtytje të lidhjeve tregtare dhe të sigurisë me Aflrikën Lindore.

Aeroplani Air Force One i Obamas arriti në mbrëmjen e 24 korrikut në kryeqytetin e Kenisë, Nairobi, ku ai pritet të marrë pjesë në një konferencë për t’i nxitur sipermarrësit në kontinentin afrikan.

Obama gjithashtu planifikohet që sot të zhvillojë takim me presidentin kenian, Uhuru Kenyatta. Pritet që ata të diskutojnë për çështje tregtare dhe investime, demokraci dhe të drejta të njeriut, siguri, dhe luftën kunder terrorizmit.

Pas Kenisë, Obama planifikon të udhëtojë në Etiopi. Ai do të kthehet në SHBA më 28 korrik.

XS
SM
MD
LG