Ndërlidhjet

logo-print

Rusia pritet të vë veto mbi krijimin e tribunalit për MH17


Këshilli i Sigurimit

Këshilli i Sigurimit

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të votojë më 29 korrik për krijimin e një tribunali ndërkombëtar për të ndëshkuar ata që janë të dyshuar për rrëzimin e aroplanin MH17 në Ukrainë vitin e kaluar, por rusia pritet që të bllokojë lëvizjen, thonë diplomatët.

Propozimi ishte bërë nga Malajzia, Australia, Holanda, Belgjika dhe Ukraina.

Presidenti rus, Vladimir Putin e sheh propozimin si të parakohshëm dhe kundër-produktiv, dhe rusai ka ofruar një rezolutë rivale që kërkon drejtasi por jo krijim të tribunalit.

Rusia ka fuqi të vetos në Këshillin e Sigurimit dhe mund të bllokojë atë që ambasadori rus në OKB Vitaly Churkin e përshkroi si një përpjekje për të organizuar një “shfaqje grandioze politike”.

Shumë diplomatë të këshillit thonë se presin që Rusia të vendos veto.

"Është shumë e pamundur që të gjendet gjuhë e përbashkët” mes Rusisë dhe propozimit të Malajzisë, tha një diplomat.

Të gjithë 298 pasagjerët që ishin në bord të fulurimit MH17 të Malaysia Airlines u vranë kur aeroplani u qëllua në korrik të vitit 2014, në territorin e Ukrainës të mbajtur nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Ukraina dhe Perëndimi thonë se rebelët qëlluan aeroplanin me armë ruse, por Moska i mohon akuzat.

XS
SM
MD
LG