Ndërlidhjet

Turqi – SHBA: Plane për çrrënjosjen e militantëve të IS-it në kufi


Një helikopet i ushtrisë së Turqisë gjatë operacioneve në bazën Incirlik
Një helikopet i ushtrisë së Turqisë gjatë operacioneve në bazën Incirlik

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara kanë diskutuar për planet në kuadër të përpjekjeve për çrrënjosjen e militantëve të Shtetit Islamik (IS) nga territori i Sirisë, përgjatë kufiirit me Turqinë, duke krijuar strehim të sigurt për mijëra refugjatë sirianë dhe duke e ndalur rrugën kryesore të militantëve për angazhimin e rekrutëve të rinjë dhe furnizimeve.

Kjo lëvizije është bazuar në aksionet e paprecedente të Turqisë, gjatë javës paraprake, në luftën kundër militantëve të IS-it në Siri dhe Irak, derisa, po ashtu, i ka goditur kurdët në gjithë Turqinë.

Zyrtarë të administratës së presidentit amerikan, Barack Obama, thanë mbrëmë se diskutimet me Turqinë për një zonë të lirë nga militantët e IS-it, janë fokusuar në brezin prej 110 kilometrash të tokës, që është nën kontrollin e grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara kundër caqeve të militantëve të Shtetit Islamik, tash do të përshpejtohen, pasi do të mund të lansohen nga baza në Turqi, kanë thënë zyrtarët.

Sipas tyre, marrëveshja ndërmjet Ankarasë dhe Uashingtonit për krijimin e zonës kufitare ende nuk është finalizuar.

“Qëllimi i operacionit është që të pastrohet kufiri dhe ai të mbyllet” për IS-in, tha një zyrtar.

XS
SM
MD
LG