Ndërlidhjet

Rutte dhe Abbott: Vetoja e Rusisë, fyese


Ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin

Ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin

Australia dhe Holanda kanë sulmuar Rusinë për veton ndaj rezolutës së OKB-së që do të kishte krijuar një gjykate ndërkombëtare për të dënuar të dyshuarit që rrëzuan fluturimin MH17 të Malaysian Airlines në lindje të Ukrainës, duke vrarë 298 persona në bord.

Kryeministri holandez Mark Rutte tha se “Rusia ka dështuar të ngritet dhe të marrë përgjegjësi për të kërkuar drejtësi ndërkombëtare”.

Ai tha se vetoja ruse ishte “zhgënjyese” por “jo e habitshme”.

Rutte shtoi se hetimi i udhëhequr nga Holanda tani do të fokusohet në opcione tjera ligjore “edhe në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar…të mbështetur nga koalicion ndërkombëtar” sepse “sulmuesit…nuk duhet të shpëtojnë pa dënim”.

Kryeministri australian Tony Abbott e quajti veton e Rusisë “fyese”.

Ai tha: “Me këto veprime Rusia ka treguar tërësisht mosrespekt për të drejtën e familjeve që ta dijnë se kush ishte përgjegjës dhe t’i shohin kriminelët para drejtësisë”.

Rusia akuzon Kievin se ka rrëzuar aeroplanin në korrik të vitit 2014, por e arsyetoi veton duke thënë se i ishte mohuar qasja në vendin e përplasjes, në territorin nën kontrollin e separatistëve pro-rusë.

Konkludimet përfundimtare të hetimeve pritet të dalin në muajin tetor.

XS
SM
MD
LG