Ndërlidhjet

Kuvajti zbulon një rrjet të IS-it


Kuvajti ka zbuluar një rrjet të militantëve të grupit Shteti Islamik që kanë luaftuar në Siri dhe Irak, dhe ka arrestuar disa nga anëtarët e tij, tha sot Ministria e Brendshme.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe pesë qytetarë të Kuvajtit.

Keta perona pranuan se kanë mbajtur orë mësimore për “shkencën e një organizate terroriste” dhe trajnime ushtarake.

"Ishin të përfshirë në operacione luftarake edhe në Siri edhe në Irak”, thuhej në komunikatë.

Shtetet e Gjirit kanë nisur goditje të sigurisë nda militantëve islamike, pas një sulmi më 26 korrik, përgjegjësinë për të cilin e mori IS-i, kur një sulmues vetëvrasës e shpërtheu veten në një xhami shiite, duke vrarë 26 persona.

Qeveria i shpalli luftë militantëve dhe tha se bombardimi, sulmi më i keq militant në Kuvajt, kishte për qëllim të fuste grindje sektare në shtetin me shumicë sunite, ku të dy sektet tradicionalisht kanë bashkëjetuar në paqe.

XS
SM
MD
LG