Ndërlidhjet

Familja kërkon të mos publikohen fotografitë e vdekjes së Cobain


Curt Cobain

Curt Cobain

E veja dhe vajza e këngëtarit të ndjerë Kurt Cobain janë duke kërkuar nga gjyqtarët në Seattle që të mos publikojnë fotografitë nga skena e vdekjes, të cilat besohet se do të dëshmonin se këngëtari i grupit Nirvana është vrarë, më shumë se 20 vjet më parë.

Gjykata Supreme në Seattle do të dëgjoj argumentet sot, pasi që producenti i televizionit publik në Seattle, Richard Lee, e ka paditur qytetin dhe Departamentin e Policisë së Seattle.

Lee pretendon se materialet do të tregojnë se policia e Seattle gabimisht e ka përcaktuar vdekjen e Cobain si vetëvrasje në vitin 1994.

Në letrën, vajza e Cobain, France Bean Cobain i ka thënë gjykatës se asaj i është dashur që të përballet me shumë probleme personale për shkak të vdekjes së babit të saj.

Ajo tha se “të ballafaqohesh me vetëm mundësinë e publikimit të këtyre fotografive, ne do të na shkaktonte dhimbje të papërshkrueshme”.

Ajo dhe nëna e saj Coutntney Love, kanë thënë se nuk i kanë parë ato fotografi.

XS
SM
MD
LG