Ndërlidhjet

SHBA: Vdekja e Mulla Omarit – gjasë për paqe në Afganistan


Pamje nga Uashingtoni

Pamje nga Uashingtoni

Shtëpia e Bardhë mbrëmë vonë e ka konfirmuar vdekjen e liderit të talibanëve afganë, Mulla Omar, dhe tha se kjo “paraqet gjasë për më tepër progres në rrugën për Afganistanin stabil dhe të sigurt”.

Mëtutje, Shtëpia e Bardhë ka kërkuar nga talibanët që “ta dëgjojnë thirrjern e presidentit afgan, Ashraf Ghani, për pajtim dhe të bëjnë paqe të vërtetë me qeverinë afgane”.

Shtëpia e Bardhë thotë se mbetet i paqartë shkaku i vdekjes së liderit taliban.

Zyra e presidencës afgane ka shpallur më 29 korrik se Mulla Omari ka vdekur para dy vitesh në një spital në Karaçi të Pakistanit.

Drejtorati i Sigurisë Kombëtare i Afganistanit ka njoftuar se ai ka vdekur në “rrethana misterioze”.

Talibanët kanë thënë më 30 korrik se Mulla Omari ka vdekur nga një sëmundje e paspecifikuar.

Ai nuk ishte parë publikisht prej se regjimi taliban ishte përmbysur në fund të vitit 2001.

Zëdhënësi kryesor i talibanëve ka shpallur se është zgjedhur pasardhësi i tij, Mulla Akhtar Mansur, por kjo shpallje është refuzuar nga djali i Mulla Omarit dhe komandantët e fuqishëm në këtë grup militant, duke sugjeruar se ka ndarje të rëndësishme brenda talibanëve.

XS
SM
MD
LG