Ndërlidhjet

Kroacia feston 20 vjetorin e fitores ndaj forcave serbe


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Kroacia sot do të mbajë një paradë ushtarake në Zagreb për të shënuar 20 vjetorin e pavarësisë nga ish-Jugosllavia e udhëhequr nga serbët.

Në Beograd, Serbia ka përkujtuar ata që vdiqën në luftën me Kroacinë, e cila zgjati për 4 vjet.

Rreth 3,000 ushtarë, 300 makina ushtarake dhe 30 avion ushtarak do të jenë të përfshira në këtë paradë.

Por Serbia fqinje sot përkujton 700 serbë të cilët vdiqën në Kroaci në vitin 1995, gjatë ofenzivës të quajtur “Operacioni Stuhia”.

Rreth 200,000 serbë të Kroacisë ishin larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të kësaj ofenzive. Shumica prej tyre nuk janë kthyer kurrë në shtëpitë e tyre në Knin, qytet i cili ishte në qendër të operacionit.

XS
SM
MD
LG