Ndërlidhjet

Presidenti turkmen viziton Kirgizinë


Presidenti turkmen Gurbanguly Berdymukhammedov
Presidenti turkmen Gurbanguly Berdymukhammedov

Presidenti turkmen Gurbanguly Berdymukhammedov ka arritur në Kirgizi, duke shënuar kështu vizitën e parë zyrtare në këtë shtet.

Berdymukhammedov është mirëpritur nga homologu i tij kirgiz Almazbek Atambaev në aeroportin Manas në Bishkek, në një takim të çuditshëm bilateral në mes të liderit të vetëm të një shteti demokratik të Azinë Qendrore, Kirgizisë, dhe kreut autoritar të Turkmenistanit.

Gjatë vizitës dy ditore, Berdymukhammedov do të bisedojë me zyrtarët kirgizë për marrëdhëniet dy-palëshe dhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Ministria e Jashtme e Kirgizisë ka njoftuar se disa dokumente do të nënshkruhen gjatë vizitës së presidentit turkmen.

XS
SM
MD
LG