Ndërlidhjet

logo-print

Sharif: Me gjykatat ushtarake hiqet qafe terrorizmi


Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif.

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif.

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, ka thënë se themelimi i gjykatave ushtarake është më se i nevojshëm, “për të hequr qafe” terrorizmin.

Gjykata e Lartë e Pakistanit ka vendosur sot se gjykatat sekrete ushtarake janë ligjore dhe se ato mund të dënojnë me vdekje civilët.

Kushtetutshmëria e tyre është sfiduar nga disa avokatë, por shefi i Drejtësisë, Nasir ul-Mulk, i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet kundër.

Gjykatat ushtarake janë autorizuar për gjykimin e militantëve të dyshuar, pasi talibanët kanë masakruar mbi 150 njerëz, gati të gjithë fëmijë, në një shkollë në Peshauar, në muajin dhjetor.

“Vendimi (i Gjykatës së Lartë) do të intensifikojë luftën e Pakistanit kundër terrorizmit dhe terroristët do të dekurajohen”, ka thënë Sharif.

XS
SM
MD
LG