Ndërlidhjet

NASA ripërtërin kontratën me Rusinë


Ilustrim
Ilustrim

Agjencia Amerikane e Hapësirës NASA ka njoftuar Kongresin e Shteteve të Bashkuara se ka ripërtërirë kontratën me Rusinë, për të dërguar astronautë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës gjatë dy vjetëve të ardhshëm.

Shefi i NASA-s, Charles Bolden, ka thënë se ka qenë i detyruar të zgjasë kontratën për shkak të shkurtimeve buxhetore, që kanë penguar përpjekjet për të jetësuar një program të fluturimit nga SHBA-ja.

Marrëveshja për t’i paguar Moskës mbi 80 milionë dollarë për një ulëse në raketën Soyuz, vjen në kohën kur Uashingtoni është duke shtuar sanksionet kundër Rusisë, për shkak të ndërhyrjes së saj në Ukrainë.

Mbështetja e SHBA-së te Rusia për transportimin e ekuipazhit në stacionin e hapësirës është në kontrast të fuqishëm me ndalesën që u ka vënë Kongresi importeve të motorëve rusë të raketave për lansimin e satelitëve ushtarakë.

NASA shpreson se kompanitë private amerikane si SpaceX dhe Boeing do të zhvillojnë raketa dhe kapsula që do të jenë në gjendje të transportojnë astronautë nga Shtetet e Bashkuara në hapësirë.

XS
SM
MD
LG