Ndërlidhjet

Franca e dëmshpërblen Rusinë për anulimin e raketave


Hollande dhe Putin - foto arkivi

Hollande dhe Putin - foto arkivi

Ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Diran, ka thënë se Parisi do t’i paguajë Rusisë rreth 1.2 miliard euro për anulimin e marrëveshjes për luftanijet franceze Mistral.

Le Drian ka thënë se kjo çështje është diskutuar të mërkurën nga presidenti i Francës, Francois Hollande, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, dhe se “nuk ka asnjë mosmarrëveshje”.

Le Drian ka thënë se çmimi fillestar për dy luftanije Mistral ka qenë 1.2 miliard euro, porse Franca do të paguajë më pak, sepse anijet kanë qenë të papërfunduara dhe kontrata është pezulluar.

Ai ka thënë se nuk ka ndëshkime ndaj Francës për kontratën e vitit 2011, e cila fillimisht është shtyrë për vitin 2014 dhe më pas është anuluar, për shkak të rolit të Rusisë në konfliktin në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG