Ndërlidhjet

logo-print

Hakerët rusë të dyshuar për sulm kibernetik kundër ushtrisë amerikane


Rusia është vendi udhëheqës i dyshuar për sulm kibernetik të sofistikuar kundër Shtamadhorisë së bashkuar të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, duke e detyruar komandën ushtarake, që ta mbyllin sistemin, kanë thënë mbrëmnë vonë zyrtarët amerikanë.

Disa imejla që i kishin marrë komandantët ushtarakë amerikanë ishin me viruse në sistem.

Hakerët e kishin shfrytëzuar një sistem automatik, i cili në mënyrë të shpejtë tubon sasi të madhe të të dhënave, por zyrtarët thonë se duket se nuk janë zbuluar informacione sekrete.

Mëtutje, zyrtarët e Shteteve të Bashkuara i kanë thënë agjencisë Reuters, se ky sulm i ka shenjat e një shteti të jashtëm.

Pentagoni ka konfirmuar se sistemi i imeljave të paklasifikuar i Shtatmadhorisë së ushtrisë amerikane, ku janë të punësuar afro 2,500 civilë dhe persona të uniformaur, është mbyllur për dy javë, në pritje të hetimeve.

Pjesa tjetër e Pentagonit duket se nuk është e prekur me këtë sulm kibernetik.

XS
SM
MD
LG