Ndërlidhjet

Koalicioni kryen 15 sulme ajrore në Siri dhe Irak


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Koalicioni i sulmeve ajrore i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka kryer 15 sulme ajrore në Siri dhe Irak, kundër militantëve të Shtetit Islamik, thuhet në deklaratën e Task Forcës së përbashkët.

Gjatë ditës së enjte janë kryer 6 sulme ajrore në Siri, në qytetet e Al Hasaka, Aleppo, Ayn Isa dhe Dayr Az Zaër, të cilat kanë pasur për cak njësitë taktike, pajisjet dhe pozicionet e luftëtarëve.

Task Forca thotë se sulmet ajrore këtë javë kanë ndihmuar forcat kurde siriane të kenë kontrollë më të madh në qytetin Al Hasaka.

Në Irak janë kryer 9 sulme ajrore, ku cak kanë qenë njësitë taktike, makinat, pozicionet e luftëtare.

Sipas Task Forcës, sulmet ajrore janë kryer në 6 qytete irakiane.

XS
SM
MD
LG