Ndërlidhjet

22 të vrarë nga sulmi i talibanëve


Afganistan
Afganistan

Autoritetet afgane kanë njoftuar për vrasjen e 22 personave në një sulm të talibanëve në provincën Konduz.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë vonë, kur një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer makinën e mbushur me eksplozivë pranë një grupi të milicëve pro-qeveritarë.

Vetëm një ditë më parë, militantët talibanë kanë kryer një seri sulmesh në Kabul, duke vrarë së paku 51 persona.

Ka qenë kjo dita më e përgjakshme në kryeqytetin afgan që nga tërheqja e shumicës së forcave luftarake ndërkombëtare në fund të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG