Ndërlidhjet

Të hënën vazhdon gjykimi i gazetarit të WP-së


Jason Rezaian

Jason Rezaian

Një gazetar i Washington Post-it, i arrestuar në Iran që një vit, do të kthehet në gjykatë më 10 gusht, për seancën e fundit dëgjimore.

Jason Rezaian, me shtetësi amerikane dhe iraniane, po gjykohet nën akuzat për spiunazh.

“Gjykimi fals i Jason Rezainit, korrespondentit të WP-së në Teheran, mund të jetë pranë fundit”, ka thënë redaktori ekzekutiv i gazetës, Martin Baron.

Razaian akuzohet nga Irani për “mbledhjen e informatave konfidenciale”, “bashkëpunim me qeveritë armiqësore” dhe “propagandë kundër regjimit”.

Ai rrezikon të dënohet me 20 vjet burgim.

XS
SM
MD
LG