Ndërlidhjet

SHBA: Vdiq protestuesi anti-sovjetik i vitit 1968


Pamje nga Moska
Pamje nga Moska

Ish-disidenti sovjetik, Vladimir Dremlyuga, ka vdekur në Shtetet e Bashkuara, në moshën 75 vjeçare.

Ai ishte njëri nga tetë shtetasit sovjetikë që demonstruan në Sheshin e Kuq në Moskë në vitin 1968, kundër invazionit të udhëhequr sovjetik në Çekosllovakinë e atëhershme.

I ndjeri Dremlyuga ishte dënuar me tri vjet burg në kampet e punës në ish-Bashkimin Sovjetik, për pjesëmarrje në demonstratën më 25 gusht të vitit 1968.

Ai ishte liruar nga burgu në vitin 1974 dhe ishte lejuar të largohet nga Bashkimi Sovjetik i atëhershëm, me kërkesën personale të ish-presidentit amerikan, Richard Nixon.

XS
SM
MD
LG