Ndërlidhjet

Princi Ali: FIFA s’mund të jetë e besueshme me Blatterin


Princi Ali bin al Hussein
Princi Ali bin al Hussein

Ish-kandidati për president të FIFA-s, Princi Ali bin al-Hussein thotë se afera e korrupsionit që ka goditur federatën e futbollit, nuk mund të bëjë ndryshime kredibile, në muajt e fundit nën drejtimin e Sepp Blatter.

Princi jordanez ka dyshime se krijimi i task forcës për reforma në FIFA do të bëjë ndryshime.

Kjo task forcë është mbështetur nga Michel Platini, i cili është kandidat për të zëvendësuar Blatter-in në zgjedhjet presidenciale që janë përcaktuar të mbahen më 26 shkurt.

Princi Ali i ka thënë agjencisë The Associated Press se “unë nuk mendoj se dikush do të marrë ndonjë vendim që është i besueshëm për situatën aktuale”.

Ai thotë se “duhen ndryshime në lidershipin” e FIFA-s, duke shtuar se “e gjithë bota e futbollit do të dëshironte të shihte ndryshim”.

Princi jordanez nuk ka treguar se a do të rikandidojë për zgjedhjet presidenciale të FIFA-s.

XS
SM
MD
LG