Ndërlidhjet

Një grup islamik mbështetë planin e SHBA-së dhe Turqisë


Luftëtarë të grupit Ahrar al-Sham, foto nga arkivi
Luftëtarë të grupit Ahrar al-Sham, foto nga arkivi

Një fraksion islamik në Siri ka shprehur mbështetje të fuqishme për planin e SHBA-së dhe Turqisë, për të krijuar një zonë poteciale neutrale në veri të Sirisë, kundër militantëve të Shteti Islamik.

Në deklaratën për media, grupi ultrakonservativ Ahrar al-Sham ka thënë se krijimi i kësaj zone është “vital” dhe i shërben interesave të popullit sirian.

Sipas kësaj deklatare, grupi po kërkon që të pozicionojë veten si partneri kryesor në terren, që do të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara për të krijuara zonën pa militantë të IS-it.

Grupi Ahrar al-Sham është njëri prej grupeve më të fuqishme militante dhe bënë pjesë në fraksionet rebele, ku janë të përfshira edhe Fronti Nusra, i cili është i lidhur me Al-Kaidën.

XS
SM
MD
LG