Ndërlidhjet

Krerët fetarë duan anëtarësimin e Kosovës në UNESCO


Ilustrim
Ilustrim

Krerët e bashkësive fetare në Kosovë janë bërë bashkë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – UNESCO.

Ata i kanë dërguar një letër të përbashkët drejtoreshës së përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova, sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, dhe delegacioneve të vendeve anëtare të UNESCO-s, me mesazhin se duan anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Në letër janë nënshkruar: Myftiu Naim Tërnava, kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës; Don Lush Gjergji, Vikar i Përgjithshëm i Kishës Katolike në Kosovë; pastori Driton Krasniqi, kryetar i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës; Sheh Lulzim Shehu, Bashkësia e Sufi Tarikateve të Kosovës; Baba Mumin Lama, kryetar i Komunitetit Bektashian në Kosovë, dhe Votim Demiri, kryetar i Bashkësisë Hebraike në Kosovë.

Letra është mirëpritur nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Dëshmi se jemi bashkë kur interesat nacionale janë në pyetje”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

XS
SM
MD
LG