Ndërlidhjet

Shpërthimet në Kinë: 50 të vdekur, mbi 700 të plagosur


Tianjin, Kinë, 13 gusht 2015.
Tianjin, Kinë, 13 gusht 2015.

Ka arritur në 50 numri i njerëzve të vrarë dhe mbi 700 i të plagosurve, pas dy shpërthimeve në qytetin port të Kinës, Tianjin.

Dymbëdhjetë zjarrfikës janë në mesin e të vrarëve, ndërsa 36 figurojnë të zhdukur.

Shpërthimet kanë ndodhur në një depo me kemikate të rrezikshme.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka premtuar hetime transaprente të incidentit.

Qendra për Tërmete e Kinës ka thënë se shpërthimi më i madh ka qenë i barabartë me shpërthimin e 21,000 kilogramëve TNT.

XS
SM
MD
LG