Ndërlidhjet

Mali i Zi mbështet Vuçiqin për caktimin e “ditës përkujtimore”


Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq.
Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq.

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ka mbështetur nismën e kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për caktimin e një dite të përbashkët për përkujtimin e viktimave të konfliktit në hapësirën e ish-Jugosllavisë.

Vujanoviq ka thënë se kjo ditë e përbashkët do të ishte në funksion të ruajtjes së stabilitetit në rajon.

“Mali i Zi mbështet çdo gjë që është në funksion të marrëdhënieve stabile dhe zhvillimit të rajonit”, ka thënë Vujanoviq, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Nisma e Vuçiqit, megjithatë, është refuzuar nga Kosova dhe Kroacia.

Më 8 gusht, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se "pretendimi i lidershipit serb për relativizimin dhe rishkrimin e historisë dhe barazimin e atyre që nxitën, organizuan dhe kryen gjenocid me ata që u mbrojtën në vendin e vet, nuk është njerëzor dhe nuk i shërben pajtimit”.

Edhe kryeministri kroat, Zoran Millanoviq, ka thënë se nuk mund të pranojë propozimin e Vuçiqit.

XS
SM
MD
LG