Ndërlidhjet

Kina: Japonia të kërkoj falje të sinqertë


Shinzo Abe
Shinzo Abe

Kina tha se Japonia duhet të kërkoj falje të sinqertë nga vendet, që kanë vuajtur gjatë agresionit ushtarak japonez, duke u përgjigjur ndaj komenteve të kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, me rastin e 70 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Mëtutje, zyrtari i lartë i Ministrisë së jashtme të Kinës, Zhang Yesui, tha sot se Japonia duhet të ndërmarrë “aksione konkrete për ta fituar besimin e fqinjëve të vet aziatikë dhe të komunitetit global”.

Më herët gjatë ditës, kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka shprehur “pikëllim të thellë” për të gjithë ata që vuajtën në Luftën e Dytë Botërore.

Zoti Abe i ka përmendur kërkim faljet e së kaluarës, por vetë nuk ka kërkuar falje.

Ai tha se Japonia ka dëshirë për të lëvizur përpara duke i marrë “mësimet e historisë thellë në zemrat tona”.

Trashëgimia e luftës ende i ngarkon raportet e Kinës dhe Koresë Jugore me Japoninë, pasi ato kishin vuajtur nën okupimin japonez, ndonjëherë brutal, deri në kapitullimin e Japonisë në vitin 1945.

XS
SM
MD
LG