Ndërlidhjet

SHBA nuk e liron jemenasin nga Guantanamo


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Shtetet e Bashkuara nuk do të lirojnë të ndaluarit në qendrën e paraburgimit në Guantanamo, për shkak të arsyeve shëndetësore.

Tariq Ba Odah ka hyrë në grevë urie qe 8 vjet dhe tashmë peshon 33.5 kilogram.

Autoritetet në Guantanamo Bay janë detyruar që ta ushqejnë jemenasin Odah pa pëlqimin e tij.

Avokati i tij thotë se ai duhet të lirohet për shkak të arsyeve shëndetësore.

Ai thotë se vendim i Departamentit të Drejtësisë i SHBA-ve, marrë më 14 gusht, për të mos e liruar atë, tregon se presidenti Barack Obama nuk ka qenë serioz kur ka thënë se ka ndërmend ta mbyllë qendrës e paraburgimit në Guantanamo të Kubës, para se të përfundojë mandatin në vitin 2017.

Zyrtarët në Pentagon kanë thënë se nëse Ba Odah transferohet atëherë kjo do të nxiste që të shtohet numri i grevave të urisë.

XS
SM
MD
LG