Ndërlidhjet

Talibanët mirëpresin aleancën me Al-Kaidën


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Lideri i ri i talibanëve ka mirëpritur thirrjen për aleancë të shefit të Al-Kaidës Ayman al-Zawahiri, gjë e cila mund të forcojë pranimin e tij në mes të një lufte të ashpër për pushtet në lëvizjen militante afgane.

Mullah Mohammad Akhtar Mansur që udhëheq talibanët, ka bërë përparim graduan në Afganistan.

Talibanët kohët e fundit janë detyruar që të largohen nga territoret e kontrolluara për shkak të Shtetit Islamik.

Al-Kaida, e cila e ka bazën në Pakistan, gjithashtu është duke u ballafaquar me rivalitetin e militantëve që mbështesin Shtetin Islamik.

IS-i ka marrë nën kontrollë pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut dhe duket se po eklipson Al-Kaidën, në rektutimin e mijëra xhihadistëve në mbarë botën.

Kreu i Al-Kaidës Zawahiri ka kërkuar konsolidim të aleancës me Talibanët.

Ndërkaq, në mesin e talibanëve ka të pakënaqur me zgjedhjen e Manusur si lider të ri dhe disa udhëheqës të lartë të këtij grupi kanë refuzuar të jenë besnik ndaj udhëheqësit të ri.

XS
SM
MD
LG