Ndërlidhjet

Luftime në Kashmir: 8 të vrarë


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Trupat indiane dhe ato pakistaneze kanë shkëmbyer zjarr dhe kanë hedhur mortaja, në rajonin e kontestuar të Kashmirit, thonë zyrtarët.

Zëdhënsi i ushtrisë indiane, Manish Mehta tha se trupat pakistaneze kanë hapur zjarr ndaj pozicioneve të forcave indiane në Balakote dhe Poonch.

Zyrtari policor i Indisë, Dannish Rana tha se 6 civilë janë vrarë nga bombardimet e Pakistanit në këto dy ditët e fundit. Të paktën edhe 17 të tjerë janë plagosur.

Në deklaratën për media, ushtria e Pakistanit tha se dy civilë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë këtyre luftimeve.

Të dy palët akuzojnë njëri-tjetrin se kanë filluar luftimet.

Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit të arritur në vitin 2003, dy shtetet fshinje rregullisht përfshihen në luftime.

Zëdhënësi i ushtrisë indiane tha se luftimet janë duke vazhduar.

Rajoni i Kashmirit është i ndarë në mes të Indisë dhe Pakistanit por të dyja shtetet pretendojnë se u takon atyre.

XS
SM
MD
LG