Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Parlamenti miraton kërkesën që Al-Maliki të gjykohet


Nuri al-Maliki

Nuri al-Maliki

Parlamenti i Irakut ka miratuar kërkesën e panelit parlamentar, që bënë thirrje që ish-kryeministri Nuri al-Maliki dhe dhjetëra zyrtarë të tjerë të përballen në gjyq, në lidhje me humbjen e qytetit Mosul, i cili u pushtua nga militantët e Shtetit Islamik në vitin 2014.

Ligjvënësit irakianë ia kanë dërguar raportin Prokurorit të Përgjithshëm, në mënyrë që të ndërmirren veprime ligjore.

Mahmud al-Hassan, kryetari i panelit parlamentar, ka thënë se gjyqësia irakinane duhet të marrë vendim nëse procedurat ligjore duhet të vazhdojnë.

Militantët e Shtetit Islamik kanë marrë nën kontroll qytetin e Mosulit në qershor të vitit të kaluar.

Komandantë të ushtrisë irakiane dhe zyrtarëtë lartë politikë janë parë përgjegjës për humbjen e Mosulit.

XS
SM
MD
LG