Ndërlidhjet

logo-print

Indonezi: Gjendet avioni, s’ka të mbijetuar


Ilustrim

Ilustrim

Aeroplani indonezian, i zhdukur dy ditë më parë, është gjetur “tërësisht i shkatërruar” kanë thënë autoritetet indoneziane.

Po ashtu janë gjetur edhe 54 trupat e personave që gjendeshin në bordin e këtij aeropani.

Aeroplani ishte rrëzuar në malet afër provincës Papua për shkak të motit të keq.

“Aeroplani është rrëzuar. Është krejtësisht i shkatërruar” ka thënë shefi i ekipit të kërkim-shpëtimit Bambang Soelistyo.

Në bordin e këtij aeroplani ishin 54 njerëz – 49 pasagjerë dhe 5 anëtarë ekuipazhi.

“E kemi pasur të pamundur të tërheqim trupat e pajetë të pasagjerëve për shkak të motit të keq”, ka thënë një zëdhënës i ministrisë së Transportit të Indonezisë.

Akoma nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur me 470,000 dollarët që ishin në këtë aeroplan, të cilat ishin të dedikuara për familjet e varfëra.

XS
SM
MD
LG