Ndërlidhjet

logo-print

Kryeministri: Moldavia nuk synon lidhje të afërta me Rusinë


Pamje e një pjese të kryeqytetit Kishinev në Moldavi

Pamje e një pjese të kryeqytetit Kishinev në Moldavi

Kryeministri i Moldavisë, Valeriu Strelets, i ka hedhur poshtë kritikat se po synon lidhje të afërta ekonomike me Rusinë, në periudhën e marrëdhënieve të tensionuara me donatorët perëndimorë.

Zoti Strelets, qeveria e të cilit e ka fillaur punën më 30 qershor dhe përbëhet nga një koalicioon pro-evropian, i tha sot Radios Evropa e Lirë se kabineti i tij do të punoj për ripërtritjen e raporteve me vendet perëndimore, që janë përkeqësuar nga një rast i tmerrshëm i korrupsionit skandaloz me para, në sistemin bankar vitin e kaluar.

Raportet në media e kanë akuzuar kryeministrin se po i kthehet Kremlinit, pasi javën e kaluar ka biseduar me kryeministrin e Rusisë, Dmitry Medvedev, dhe e ka ftuar atë që ta vizitoj Moldavinë.

Por, Strelets thotë se partnerët perëndimorë e kanë “inkurajuar” Moldavinë që të ketë raporte normale tregtare me Rusinë, kur kjo është e mundshme.

XS
SM
MD
LG